ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! 3 hours ago
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani  3 hours ago
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës 3 hours ago
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video) 3 hours ago
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit? 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria synon të frenojë ikjen e mjekëve duke ua bllokuar diplomat

albnews by albnews
24 October, 2022
in Albania
0
Shqipëria synon të frenojë ikjen e mjekëve duke ua bllokuar diplomat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Justina Sinani, studente e vitit të 5-të për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, pret të diplomohet vitin që vjen, por thotë se studimet i ka nisur me mendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

Është akoma e pavendosur për specializimin që do të ndjekë, për shkak të, siç thotë, pasigurisë për atë që ofrohet pas këtij kualifikimi.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

“Ky do të jetë momenti kur do të vendos për të qëndruar këtu në vendin tim apo për t’u larguar. Shumica prej shoqeve dhe shokëve të mi kanë nisur kurse të gjuhëve të huaja, me qëllimin për të ikur”, thotë Justina për Radion Evropa e Lirë.

Prej vitesh, studimet në mjekësi apo infermieri shihen nga të rinjtë si mundësi për ta shndërruar diplomën në një “pasaportë” për t’u larguar nga Shqipëria.

Në dekadën e fundit, sipas Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, nga Shqipëria janë larguar mbi 3.000 mjekë – 1.500 prej të cilëve drejt Gjermanisë.

Ata ankohen kryesisht për kushte jo të mira në spitale, mungesa medikamentesh dhe paga të ulëta.

Paga mesatare bruto e një mjeku në Shqipëri arrin në 110.000 lekë, apo 950 euro. Për krahasim, paga e pataksuar e mjekut në Gjermani arrin deri në 4.000 euro.

Autoritetet shëndetësore deklarojnë se Shqipëria, tash për tash, nuk vuan për mjekë dhe personel shëndetësor, por që kjo të mos ndodhë, kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, tha më 18 tetor se duhet të merren masa.

Rama: Diploma pasi t’i shërbesh vendit

“Diplomën e mjekut nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do të shkosh njëherë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë [ai] për ty, pastaj do ta marrësh edhe diplomën dhe shko ku të duash, sipas afateve të caktuara”, tha Rama.

Ai sqaroi më vonë se diploma do të bllokohet për tre vjet. Se kur do të nisë së zbatuari kjo masë, nuk është e qartë.

Rama tha se mjekët në shumë vende nuk i marrin diplomat menjëherë, por nuk specifikoi se për cilat e ka fjalën.

“Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë”, tha ai.

Në Shqipëri, specializimi në mjekësi bëhet me vetëfinancim. Pagesa nga shteti bëhet vetëm për një numër specializantësh, që përcakton Ministria e Shëndetësisë për nevojat e sistemit shëndetësor.

Edhe për studimet e përgjithshme në mjekësi, studentët paguajnë vetë.

Rama tha se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që t’ia kthejë mbrapsht investimin Shqipërisë.

“Duan t’i marrin [mjekët] në Gjermani, t’i marrin, por duhet ta kthejnë investimin. E kam fjalën që Bashkimi Evropian duhet ta gjejë formën që të kthejë diçka… Nëse ne kemi mundësi edhe për vete, edhe për Evropën, nuk ka problem. Ama, ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive, kjo është çmenduri”, tha Rama, duke mos shpjeguar se çfarë do të kërkojë konkretisht nga vendet e BE-së.

Për studenten e mjekësisë, Justina Sinani, kjo nismë e tij nuk është e drejtë.

“Nuk jam aspak dakord. Si mund të ndalohet marrja e diplomës? Madje, mendoj se nëse zbatohet, do të ketë impakt negativ. Mjekësia kërkon disa vite studime, ka shumë shpenzime dhe në fund të mos na jepet diploma? Unë jam që të vendoset me vullnet të lirë, të përmirësohen kushtet, pagesat, por në asnjë mënyrë të detyrohemi të qëndrojmë duke na mbajtur peng diplomën”, thotë Sinani.

Arjon Kuçuku, një tjetër student i mjekësisë në Tiranë, e cilëson këtë nismë si “shkelje flagrante” të të drejtave të njeriut dhe të rregullores së Universitetit.

“Personalisht kam vendosur të qëndroj në Shqipëri, por ky është vullneti im. Nuk është zgjidhje mosdhënia e diplomës. Zgjidhja më e mirë: përmirësimi i kushteve në spitale dhe rritja e pagës, por rritje serioze, jo qesharake”, thotë Kuçuku, student i vitit të 3-të për mjekësi.

Edhe për mjekun Ilir Allkja, i cili punon në urgjencën e një spitali privat në Tiranë, mosdhënia e diplomave për studentët e mjekësisë do të ishte shkelje flagrante e së drejtës universale të diplomimit.

“Në dijeninë time, kjo nuk ndodh askund”, thotë Allkja për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se mjekët duhet të ndihen të lirë të punojnë në Shqipëri.

“Ata duhet të mbështeten në karrierën e tyre, e cila duhet të jetë sa më larg politikës”, thotë Allkja.

Allkja, sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, u pushua nga puna në Urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dy vjet më parë, pasi denoncoi mangësitë në sistemin shëndetësor në Shqipëri, përfshirë mungesat e maskave, dorezave, aparaturave të oksigjenit etj.

Dollenberg: Profesionistët duhet të vendosin vetë

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, presidente e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, thotë se, në pamje të parë, duket e padrejtë që Evropa merr një produkt të gatshëm, ndërsa Shqipëria varfërohet çdo ditë e më shumë nga brezat e rinj, të aftë për të punuar në sektorin shëndetësor.

Ajo vlerëson faktin se Qeveria shqiptare, sipas saj, po shqetësohet për ta ndryshuar këtë fenomen, por, nga ana tjetër, thotë se strategjitë duhen diskutuar me shumë kujdes.

“Në Gjermani, pagat janë disa herë më të larta, kushtet më të mira, ofrohen kualifikime pa burokraci. Kështu që shteti shqiptar duhet të investojë në mbajtjen e mjekëve të rinj në vend, duke konkurruar me këto shtete që po thithin mjekët, infermierët. Por, vendimi u takon profesionistëve të qëndrojnë apo të ikin. Askush nuk mund t’i detyrojë të qëndrojnë dhe askush nuk mund të pengohet në marrjen e një diplome, që është e parashikuar me ligj”, thotë Dollenberg./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

21 December, 2025
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

21 December, 2025
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

21 December, 2025
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result