Katër futbollistët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ferhan Hasani dhe Ezgjan Alioski të dielën i kanë dërguar mesazh përkrahjeje bashkëlojtarit të tyre, Enis Bardhi.
Maqedonia e Veriut po përgatitet për pjesëmarrje në Evropian, ndërsa Bardhi është në karantinë. Ai është izoluar në një hotel në Shkup, pasi mori rezultat pozitiv në testin për koronavirus. Të gjithë lojtarët presin që Bardhi të kalojë koronavirusin dhe të jetë i gatshëm për udhëtimin për në Bukuresht, që është paraparë për 8 qershor.
Bardhi është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut. Pjesë e përfaqësueses është edhe Arijan Ademi.
Pëkrahja e katër shqiptarëve për Bardhin vlerësohet e rëndësishme sidomos pas bujës së ditëve të fundit që është bërë lidhur me fanellat. Një reagim i ashpër ka bërë që Federata e Maqedonisë të vendos për të ndryshuar fanellat. Këtë e ka bërë të ditur të dielën Muhamed Sejdini, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut kishte vendosur për fanella të reja, ku dominon ngjyra e kuqe. Por presioni publik, sidomos i Goran Pandevit, bëri që Maqedonia e Veriut të vendos për të kthyer fanellat e vjetra.