ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 7 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 7 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 12 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët i çojnë kursimet në blerjen e shtëpive, nivelet më të larta rajonale

albnews by albnews
12 March, 2021
in Albania, Technologji
0
Shqiptarët i çojnë kursimet në blerjen e shtëpive, nivelet më të larta rajonale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thuajse tërësisht, duke zbehur në këtë mënyrë edhe instrumentin e trashëgimisë.

Por aktualisht shqiptarët janë ndër poseduesit më të mëdhenj të shtëpive në rang europian dhe rajonal, pasi pas viteve 1990 i kanalizuan kursimet në ndërtimin dhe blerjen e shtëpive të reja.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Në total 90.2% e familjeve janë pronare të shtëpisë ku jetojnë, ndërsa 5% jetojnë me qira, sipas INSTAT. Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat së fundmi, vendi me përqindjen më të lartë të familjeve që e zotërojnë pronën ku jetojnë është Rumania, me 96.8% të familjeve pronare, e ndjekur nga Kroacia me 90.5% dhe Shqipëria me 90.2%.

Por një anketë e Bankës Qendrore të Austrisë ka gjetur se, Shqiptarët kanë trashëgiminë më të ulët të shtëpive në Rajon, teksa kemi nivelet më të larta të blerjeve dhe ndërtimit të tyre.

Nga pronësia e përgjithshme e shtëpive, 43.5 e tyre janë bërë pronarë nëpërmjet blerjes dhe 28 për qind nëpërmjet ndërtimit, teksa vetëm 9% i kanë trashëguar. Në Rajon pronësia në masën më të madhe është krijuar nga trashëgimia dhe ndërtimi dhe më pak nga blerja.

Për shembull në Maqedoni nga pronarët e banesave 45% e tyre i kanë trashëguar, 26 për qind i kanë blerë dhe 16.4% i kanë ndërtuar vetë. Në Bosnjë rezulton se 30 për qind, e pronarëve i kanë trashëguar banesat, 48 % i kanë ndërtuar vetë dhe vetëm 20 për qind i kanë blerë.

Në Serbi trendet janë të ngjashme. Pronarët e banesave janë krijuar 36% nga trashëgimia, 31% nga ndërtimi dhe 26, 7 duke i blerë. Në vendet e tjera të Europës Juglindore të tilla si Hungaria, Cekia dhe Polonia pronësia e banesave ishte krijuar nga blerjet në një nivel më të lartë se rajoni.

Blerja e një shtëpie në Shqipëri në ditët e sotshme shpesh shihet si një instrument investimi i sigurt. Vendi nuk ka një treg aktiv kapitalesh dhe as instrumente financiarë të larmishëm për të investuar kursimet. Tani që interesat e depozitave në banka janë në nivele të ulëta historike, investimet në blerjen e banesave janë rritur dhe kjo pasqyrohet në zhvillimet aktive në sektorin e ndërtimit. Lejet e ndërtimit në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi, inventarët e ndërtuesve janë me ulje edhe pse çmimet po vijnë me rrite nga viti në vit dhe popullsia po zvogëlohet./monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result