Shqiptari kampion, Kristian Prenga spektakël në ring, shkërmoq Deshon Webster  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksieri shqiptar me banin me Toronto të Kanadasë, Kristian Prenga ka siguruar fitoren numër 11 në karrierë. Mirditori fitoi kundër Deshon Webster në New York, duke e hedhur kundërshtarin në tokë qysh në raundin e dytë, saktësisht pas katër minutave në ring.

Do duhej një sulm special nga shqiptari, që të hidhte në tokë amerikanin dhe të rikthehej pas nëntë muajsh me fitore në ring.

Në turneun me 6 raunde që po zhvillohet në USA, Prenga është treguar një “shkëmb” i vërtetë, duke “thërrmuar” kundërshtarin. 1 humbje dhe 11 fitore siguron Prenga në karrierë.

Shqiptari falenderoi komunitetin për mbështetjen deri në ditën e ndeshjes.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen. E di qe kisha munguar ne ring, por edhe ringu me kishte munguar mua. Do te mundohem t’ju bej krenar gjithmone. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Shihemi shume shpejt ne ndeshjen tjeter #teamprenga . 😉👊🏻 Zoti ju rujt te gjithve 🙏🏻Thank you all my beloved friends! 👐🏻🙏🏻♥️#winner#win#champion#knockout#mirdita#albania#albanianboxer#boxing#fight#shqiptar#mirditor#love#victory#thankful#blessed#proud#teamprenga#eagle#kp

Share This Article