Kuvendi shkarkoi Alibeajn/ Berisha: Ekspertët do të emërojnë nënkryetarin e ri

albnews
By
1 Min Read

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar sërish herë Enkelejd Alibeajn si ‘nul’ duke iu referuar dhe detyrës së tij si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Berisha tha se Alibeaj është i shkarkuar nga posti, ndërsa për emrin e ri të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, sipas Sali Berishës do të ndiqen procedurat nga një grup ekspertësh.

Sa i takon deputetëve të tjerë ai tha se nuk do të ketë penalitete.

‘Nuk ka një përjashtim por realitetet janë realitete. Nëse u bë një vështrim retro u bë si një apel për tu bashkuar sa më shpejt. Ai është anëtar i grupit parlamentar dhe anëtar i PD.

Ky Kuvend ishte i hapur, është në tagrin dhe të drejtën e tyre të bëjnë zgjidhjen e tyre. Këtë tren s’ka forcë që ndalon. Treni ecën drejt fitores.

Grupi i ekspertëve do të përcaktojë procedurën e emërimit të kryetarit të grupit parlamentar që duhet të jetë një prej nënkryetarëve të partisë. Varet kush do të votohet për nënkryetar partie. Alibeaj është i shkarkuar’, tha Berisha.

Share This Article