Shtetasve të Kosovës pritet t’u kërkohet testi për Covid-19 për të hyrë në Maqedoni të Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të Veriut ka vendosur t’i propozojë Qeverisë, që nga dita e nesërme shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, të obligohen të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, për të hyrë në Maqedoni, shkruan “Alsat-M”.

Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot, ku pritet edhe të merret vendimi përfundimtar. Komisioni ka propozuar këtë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në katër vendet fqinje. 

Share This Article