Historia e shqiptarëve të Zagrebit në një libër

 10,101 total views,  1 views today

Nga Melita Orešković

Në sallën e Shtëpisë së Gazetarëve në Zagreb, më 18 maj 2022, u promovua libri “Shqiptarët në Zagreb“, pjesa e parë. Në promovim merrnin pjesë zv.ambasadorja e Ambasadës së Shqipërisë znj. Alma Kasa; përfaqësuesit e ambasadës së Kosovës, zotërinjtë Haziri dhe Kuci; ambasadori i Maqedonisë së Veriut z. Milaim Fetai; pëfaqësuesi i Qeverisë Kroate z. Marković; znj. Ljiljana Kašlja, drejtuesja e Sektorit për Pakicat Kombëtare në Bashkinë e Zagrebit, bashkëatdhetarë, gazetarë, intelektuale, artistë, pjesëtare të familjeve të vjetra të respektuara të Zagrebit dhe kryetare të shoqatave shqiptare, gjithashtu edhe përfaqësues të këshillave të pakicave të tjera të Zagrebit.

Libri u shkrua nga dr.sc. Filip Škiljan, punonjës shkencor pranë Institutit për Migrim të Kroacisë, recenzentet jane: dr.sc. Dragutin Babić, dr.sc. Aleksandar Vukić, dr. sc. Gzim Rexhepi, prof.dr.sc. Zenun Skenderi dhe u botua nga Keshilli i Pakices Kombetare Shqiptare te Qytetit te Zagrebit. Autori Škiljan në fjalën e tij citoi…”

Sot ka familje, si familja Misimi dhe Tahiri, të cilat janë të pranishme në qytet për gati njëqind vjet. Shqiptarë në Zagreb ka pasur edhe më parë, siç shihet nga regjistrimi, por duket se shumica e tyre ishin ushtarake, jo banorë të përhershëm. Sipas dokumenteve historike, shqiptari i parë me banim të përhershëm në Zagreb ishte një Xhabir, me origjinë nga Maqedonia, i cili mbërriti në Zagreb rreth vitit 1907 dhe fillimisht u punësua në kafenenë e refugjatit turk Josuf Zijabe. Më vonë Xhabiri e hapi vetë kafenenë. Megjithatë, ne nuk dimë asgjë tjetër për të.

Megjithatë, një numër i madh i shqiptarëve kanë mbërritur në Zagreb gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, kur një pjesë e familjeve të listuara kanë emigruar. Ishte një kënaqësi e vërtetë të flisja me argjendarë, filigranë, bukëpjekës të suksesshme dhe ata te cilët merreshin me ëmbëltore, të cilët e vlerësojnë zanatin e tyre edhe pas kaq shumë dekadash dhe brezi i tretë dhe ndonjëherë i katërt i të cilëve ruan njohuritë e transmetuara nga parardhësit e tyre“.

Duhet të përmend që për shqiptarët si nje nga pakicat më të mëdha në Zagreb dhe gjithë Kroacinë ka pasur shumë pak literaturë dhe doukmenta të ruajtura në arkivë. Ne libër autori nëpërmjet intervistave me familjarët e familjeve Misimi, Tahiri, Dobruna, Dhaka, Hajdari, Shiroka, Gjoni, Kacinari, Kolveshi, Mjeda, Lumezi, Aliti, Aliu, Abdurahimi, Rexhepi, Sulejmani, Bashota e të tjerë ka sjellë historitë e tyre edhe me foto të vjetra, të cilat do të jenë interesante për lexuesit.

Ndërsa recenzenti dhe kryetari i Keshillit dr.sc. Gzim Rexhepi ne fjalën e tij tha:

“Ky ishte një projekt i madh. Na mori shumë kohë dhe ishte shteruese, por u shpagua. Ky libër është plot me informacione dhe të dhëna të vlefshme për shqiptarët në Zagreb, si për ata të ardhur në fillim të shekullit, ashtu edhe për shqiptarët aktualë. Libri përmban shumë informacione, por edhe të dhëna statistikore. Kemi edhe një rubrikë të veçantë për shqiptarët në luftën për atdheun. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij libri dhe mund të njoftoj menjëherë pjesën e dytë, e cila tashmë është në ndërtim e sipër“

Libri është i ndare ne:

Fjala hyrese e dr.sc. Gzim Rexhepit.

Shqiptaret ne Kroaci, si pjese e diaspores shqiptare, ku gjenden te dhena statistikore te regjistrimit te popullesise prej 1921 e deri ne 2011(te dhenat e fundit te regjistrimit te popullesise te 2021 ende nuk ishin publikuar)

Elementet kryesorë të identitetit kombëtar tek shqiptaret.

Qëndrimi ndaj pozicionit te shqiptareve ne Kroaci.

Lidhjet me atdheun.

Ngjashmerite midis shqiptarëve dhe kroatëve.

Shoqatat dhe organizatat shqiptare ne Zagreb.

Familjet e vjetra shqiptare te Zagrebit.

Shqiptarët pjesëmmarrës në luftën atdhetare të Kroacisë.

Biografitë e shqiptarëve të njohur të Zagrebit.