Shtyhet edhe ndeshja tjetër e Unitedit, ajo me Brightonin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester Unitedi nuk do ta luajë as ndeshjen e xhiros së 18 në Premier League, atë ndaj Brightonit që ishte paraparë të zhvillohet të shtunën në Premier League.

Unitedi ka njoftuar se edhe kjo ndeshje është shtyrë për shkak të situatës me koronavirusin. Kjo është ndeshja e dytë e Unitedit që shtyhet pas asaj me Brentfordin që do të duhej të zhvillohej të martën mbrëma.

“Mund të konfirmojmë se ndeshja kundër Brightonit që do të zhvillohej të shtunën është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë tjetër. Shëndeti i lojtarëve dhe stafit është primar. Duke parë numrin e madh në klub të prekur me virus, si klub nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë nga Premier League që të shtyhet edhe kjo ndeshje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Unitedit.

Po ashtu, Unitedi ka thënë se ka ndërprerë edhe për një kohë të shkurtër stërvitjet në qendrën stërvitore derisa të qetësohet situata me koronavirusin.

Share This Article