Shaqiri mund të paraqitet kundër Parisit për Kupë

albnews
By
1 Min Read

Xherdan Shaqiri mund të luajë në ndeshjen që skuadra e Lyonit e zhvillon të premten për Kupë kundër Parisit. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00.

Trajneri Peter Bosz ka thënë se Shaqiri ka tejkaluar problemet muskulore dhe ka stërvitur të mërkurën. Trajneri i Lyonit të enjten në konferencë ka thënë se Shaqiri u paraqit në ndeshjen përgatitore para ndeshjes të mërkurën.

Por, ai ka shtuar se lejen për ta inkuadruar në fushë do ta kërkoj lejen nga mjekët e klubit. 30-vjeçari i mungoi Lyonit në ndeshjen ndaj Lille, ndërsa këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai ka kontribuar edhe me dy asistime.

Share This Article