Shuhet Remo Girone, ikona e televizionit italian i njohur si Tano Cariddi  i “La Piovra”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori i njohur italian Remo Girone është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike në teatër, film dhe televizion. Ai vdiq papritur në shtëpinë e tij në Monako, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten e tij, aktoren Vittoria Belvedere.

Remo Girone do të mbahet mend për rolin e tij legjendar si Tano Cariddi, figurë kryesore në serialin “La Piovra”.

I lindur në Asmara, Eritrea, Girone ndërtoi një karrierë të gjatë. Ai bashkëpunoi me regjisorë të mëdhenj si Ettore Scola, Andrea Molaioli, dhe më vonë u shfaq në produksione ndërkombëtare si “Le Mans ’66 – The Great Challenge”, ku portretizoi Enzo Ferrarin, si dhe në “The Equalizer 3”, përballë Denzel Washington.

Share This Article