Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 71-vjeçarja

albnews
By
1 Min Read

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Grapsh.

Viktima është 71-vjeçarja K. H., e cila sapo kishte zbritur nga një autobus i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë. Ajo është përplasur për vdekje nga një automjet privat.

Drejtuesi i automjetit rezulton të jetë një oficer i Policisë së Shtetit, i cili sipas informacioneve paraprake, ishte në rrugë për të shkuar në punë në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi shkaqet që çuan në këtë përplasje fatale.

Share This Article