Shyqyri Haxha: E kam kaluar koronavirusin në janar, duhet të bëhen më shumë testime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha ka thënë në lidhje direkte në emisionin Pressing në T7 se ai dhe famlija e tij e kanë kaluar virusin Covid-19 në janar.

Ai thotë se ky virus ka kohë që po qarkullon dhe se është i njëjt me një virus që ka qarkulluar vitet e 70-ta.

‘’Ne e kemi kaluar  dhe jemi të gjithë imun ndaj këtij virusi. Ajo që ka rëndësi duke u bazuar në të dhëna shkencore është se kur ka mbërri në Britani të Madhe thuhet se ka mbërri në dhjetor por ky virus ka qenë më herët. E kemi pasë më herët. Gruaja punon në spital dhe ishte ftohur dhe e ka lajmëruar spitalin dhe i kanë thënë se është imun. Të gjithë e kemi kaluar’’, thotë ai.

‘’E kemi pasur në janar dhe nuk e kemi ditur që e kemi pasur. Ka qenë një grip i vështirë, pakëz probleme në frmëmarrje por nuk është dicka e jashtëzakonshme’’, shton ai.

“Duhet të bëhen më shumë testime. Vetëm ashtu e dimë kush e ka kaluar dhe kush mund të punojë”, thotë ai. 

Share This Article