ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 4 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 5 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 5 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 5 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Si do të llogaritet vota e emigrantëve? Celibashi sqaron: Kodi ua lejon të votojnë kudo që ata ndodhen

albnews by albnews
7 August, 2024
in Albania, Diaspora
0
Si do të llogaritet vota e emigrantëve? Celibashi sqaron: Kodi ua lejon të votojnë kudo që ata ndodhen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, i kanë hapur rrugën procesit të votimit nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Deklarata për këtë u bë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Sipas tij, me ndryshimet e fundit është përmbushur edhe urdhri i Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës Kuvendi i Shqipërisë do të duhej të plotësonte boshllëqet ligjore, me qëllim që për zgjedhjet e vitit 2025 të mundësohej votimi nga jashtë.

RelatedPosts

Prindërit e Manajt vizitojnë muralen kushtuar futbollistit pas golit ndaj Serbisë

Zvicra thyen heshtjen për ekstradimin e Ahmetajt

Berisha nis Foltoren 2: Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

“KQZ ka filluar që në ditën e parë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë, me përgatitjen e këtij procesi, duke filluar me listimin e të gjithë atyre akteve rregullatore dhe nevojave logjistike për realizimin e tij”, deklaroi Celibashi.

Ai konfirmoi se të gjithë ata qytetarë shqiptarë me të drejtë vote, të cilët gjenden në ditën e votimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të votojnë.

“Ka një ndryshim në lidhje me këtë çështje, krahasuar me variantin e parë, ku, sipas këtij varianti, ideja ishte që vetëm ata të cilët kishin një rezidencë të deklaruar mund të votonte. Tani, kushdo, i cili nëpërmjet një dokumenti të caktuar vërteton që gjendet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në ditën e votimit, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e votës atje ku ai është ditën e zgjedhjeve”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Celibashi u shpreh se KQZ-ja akoma nuk ka përgatitur listën e dokumenteve të cilat do të duhet të paraqesë një votues për të vërtetuar që është jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, regjistrimi do të bëhet përmes një platforme elektronike, e cila do të ndërtohet dhe do të administrohet nga KQZ-ja.

“Çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote që banon jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe do që të votojë atje ku ai ka vendbanimin, do të duhet të regjistrohet nëpërmjet kësaj platforme, e cila ofron të gjithë garancitë dhe sigurinë mbi identitetin e votuesit”, u shpreh Celibashi.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të votojnë vetëm nëpërmjet postës.

“Fleta e votimit do t’i dërgohet aty ku ata banojnë ose tek ajo adresë që ata do të deklarojnë nëpërmjet shërbimit postar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të kthehet në KQZ prej tyre nëpërmjet shërbimit postar”, shtoi ai.

Celibashi nënvizoi se numërimin dhe vlerësimin e votës së qytetarëve që kanë votuar nga jashtë e bën KQZ-ja.

“Do të përgatisim një akt normativ, i cili do të rregullojë të gjithë procesin e mbërritjes, të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. Për momentin ajo çfarë ka rëndësi të thuhet është që do të jetë KQZ, institucioni i cili do të bëjë numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

I pyetur mbi llogaritjen e votës të atyre që votojnë nga jashtë, Celibashi sqaroi se vota e atij që voton nga jashtë do të llogaritet në rezultatin e zgjedhjeve të qarkut ku ai ka regjistrin e gjendjes civile në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Pra, një qytetar, i cili e ka regjistrin e gjendjes civile në qarkun e Tiranës (në një nga bashkitë e qarkut të Tiranës) edhe pse ai prej vitesh mund të banojë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në Milano, Berlin, Londër, etj., vota e tij do të llogaritet për deputetët e Qarkut të Tiranës”, shtoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result