Si humben jetën tre fëmijët në frigorifer

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre fëmijët janë gjetur të vdekur të bllokuar brenda një frigoriferi. Dy nga fëmijët janë identifikuar si motër e vëlla, 1-vjeçarja Kayleigh dhe 6 vjeçari Dalton.

Policia raportoi se fëmijët ishin duke luajtur jashtë një rezidence në 173rd Place në Suëannee, kur u futën brenda frigoriferit dhe mbetën të bllokuar.

Pas marrjes në pyetje të prindërve, policia zbuloi se frigoriferi sapo ishte marrë nga ata, por nuk ishte mbyllur dhe u la jashtë shtëpisë së tyre.

Autoritetet raportuan se për arsye ende të panjohura fëmijët u futën brenda pajisjes shtëpiake, ndërsa një e rritur që ishte me ta u fut brenda në shtëpi për të përdorur banjën.

Kur gruaja u kthye në oborr nuk i gjeti fëmijët dhe nisi të kërkonte në pronën e tyre dhe në shtëpitë përreth, së bashku me një familjare tjetër.

Dy gratë, identiteti i së cilave nuk bëhet i ditur, i gjetën fëmijët kur hapën frigoriferin.

Asnjëri prej tyre nuk merrte frymë. Ato menjëherë filluan t’i bënin frymëmarrje artificiale dhe morën ambulancën.

Menjëherë fëmijët u dërguan në një spital lokal u shpallën të vdekur.

Policia raporton se nga hetimet paraprake mendohet se kur fëmijët u futën brenda frigoriferit kapaku u mbyll dhe ata nuk arritën dot ta hapnin më.

Fëmija i tretë nuk është identifikuar. Policia po vazhdon hetimet.

Share This Article