• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Si i shpëtoi ministri shqiptar i Qeverisë fashiste 2000 hebrenj

Si i shpëtoi ministri shqiptar i Qeverisë fashiste 2000 hebrenj

by albnews
2 November, 2020
in Albania
0
11
VIEWS

“Lutemi qi gjithë hebrenjve nënshtetas shqiptarë që kërkojnë pasaporta për Itali, t’u lëshohen pa u sjellë asnji pengim për vehte dhe për familjet e tyne”.

Ishte ky urdhri i ministrit të Brendshëm, Kol Bibë Mirakaj, për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.

Asokohe, Kolë Bibë Mirakaj ishte ministër në qeverinë fashiste dhe nga njëra anë është tërësisht e habitshme se si një ministër i qeverisë fashiste mbështet popullsinë hebraike, por nga ana tjetër është e kuptueshme sepse Mirakaj ishte shqiptar dhe i qëndroi besës së dhënë.

Të paktën, vetëm për këtë aspekt shqiptarët duhet të ndihen krenarë në shekuj: ata nuk i dorëzuan hebrenjtë e persekutuar e të ndjekur në duart e persekutorëve, por i strehuan dhe i ndihmuan ata t’i mbijetonin shfarosjes.

Këtë e dëshmojnë edhe dy dokumente që mbajnë firmën e ish-ministrit Mirakaj, i cili urdhëronte të gjitha kuesturat që të pajisnin hebrenjtë me kombësi shqiptare me dokumentet e nevojshme. “Izraeli sot” servir këto dy dokumente, që rrëfejnë për këtë qëndrim të Mirakajt, përkundër qëndrimit të përgjithshëm të partisë ku ai aderonte.

Urdhri

Ishte viti 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Mirakaj, i cili drejtoi këtë institucion në periudhën maj 1943–shtator 1943.

1

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943 detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare, ata mund të udhëtonin e të gjenin strehim në Italinë Jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.

Ky është dokumenti, përmes të cilit Kolë Bibë Mirakaj shpëtoi dy mijë hebrenj. Dokumenti është regjistruar me numër protokolli 9/110 i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mbretnija Shqiptare

Ministria e P. të Brendshme

Zyra Politike

Telegram

Prefekturave

Drejtoris Përgjithshme Policis Tiranë

“Lutemi qi gjithë ebrejve nënshtetas shqiptar që

kërkojnë pasaporta për pasaporta për Itali, t’u lëshohen pa u sjellë asnji pengim për vehte dhe për familjet e tyne.

Të porositen Kuesturat qi të shkapërcejnë çdo formalitet, mbasi çashtja ka rëndësi të veçantë politike. Për vistim nga Delegacioni Italian t’interesueimit kujdesen vetë.

Ministri

Kol Bibë Mirakaj

2

Një tjetër urdhër I tij lidhet me një familje të tërë, për të cilën ai urdhëron Prefekturën e Tiranës, që të pajiset me pasaportë.

Mbretnija Shqiptare

Ministria e P të Brendshme

Zyra Politike

Prefekturës

Tiranë

Shkurtim: Pasaportë për Itali Lutemi qi të quejtunëve Rafael Natam e Solomon Konforto me gjith familjet e tyne t’u lëshohet me’i herë pasaportë për udhëtue n’Itali.

Ministri

Kolë Bibë Mirakaj

“Shpërblimi” i kthyer

Në librin e tij “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” (1941-1944), Faik Quku ka paraqitur disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kolë Bibë Mirakajt. Një moment shumë i rëndësishëm në rrëfimet e tij është refuzimi që Kolë Bibë Mirakaj i bëri shumës së parave që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.

“Në verën e vitit 1943, Leon Thuri shkoi në zyrën e Kol Bibë Mirakajt, ministër i Punëve të Mbrendshme, dhe i ofroi një shumë napolonash për përkrahjen që u kishte dhënë hebrenjve, kur kishte qenë ministër. Por, ai nuk i pranoi këto para dhe e përcolli me sjellje bujare Leon”.

Në atë kohë, Kolë Bibë Mirakaj ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që u kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë. Ishte koha kur Kolë Biba kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan. Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e Italisë.

“Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari, si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe. Kush e ka pa Kolë Bibën tue ecë me nji shkop, duhet ta dijë se ishte po i njajti që ja kishin dhurue në Romë hebrenjtë. Nuk ka pasë kurrë tjetër dhe me të ka ecë deri në fund të jetës së tij. Shumë shqiptarë janë dallue për ndihmën që ua kanë dhanë hebrenjve në Shqipëri, katolikë e myslimanë pa dallim feje, e për këtë arsye Shqipnia njihet si E Drejtë ndër Kombet prej Yad Vashem-it”, shkruan Quku/Panorama.

Previous Post

SHBA, 73175 raste të reja me Covid-19

Next Post

Tefta Tashko Koço përkujtohet në 110-vjetorin e lindjes

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
Tefta Tashko Koço përkujtohet në 110-vjetorin e lindjes

Tefta Tashko Koço përkujtohet në 110-vjetorin e lindjes

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4696 shares
    Share 1878 Tweet 1174
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2391 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM