Pandemia e Covid-19 dhe mbyllja e shkollave tre muajt e fundit, ka bërë që miliona fëmijë të kalojnë shumë më tepër kohë në internet. Tani Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit i OKB (ITU) ka lëshuar udhëzime të reja për të siguruar që përvoja e fëmijëve në internet të jetë arsimore, argëtuese dhe mbi të gjitha e sigurt.
Ai thotë se udhëzimet ofrojnë një plan për grupe specifike, nga prindërit te mësuesit, te industria, te fëmijët vetë për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga krimi kibernetik dhe nga abuzimi seksual.
Fëmijët janë në internet në një moshë gjithnjë e më të re, dhe prindërit e shohin gjithnjë e më të vështirë për të mbikëqyrur hyrjen e tyre: ku dikur familjet kishin një kompjuter shtëpiak, tani të gjithë kanë smartphone, tablet dhe laptopë personalë.
Udhëzimet e reja të ITU ofrojnë informacion për mësuesit dhe prindërit për bllokimin dhe filtrimin e asaj çka fëmijët shohin në internet dhe për industri për përfshirjen e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha operacionet e kompanive të tyre./BBC