ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 17 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 18 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 18 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 18 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Si u xhiruan me flakë të vërteta sekuencat e filmit “Skënderbeu”

albnews by albnews
20 August, 2021
in Albania
0
Si u xhiruan me flakë të vërteta sekuencat e filmit “Skënderbeu”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në pranverë të vitit 1952, kur trupa sovjetiko-shqiptare që po xhironte në vendin tonë pjesë nga filmi “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë”, shkoi edhe në Berat, afro katër javët e qëndrimit atje u shndërruan në një festë të madhe për qytetin.

Ndërkohë përveç faktit që edhe Gjergj Kastrioti i vogël si edhe tre vëllezërit e tij në film janë femijë beratas, po ashtu beratase masa e madhe e fëmijëve të marrë peng nga turqit apo të keqtrajtuar prej tyre, gjithashtu të tillë gjithë pjesëmarrësit e rritur në dasmën masive të Skënderbeut (e cila u xhirua në fshatin panoramik Drobonik), nga ky qytet u bë edhe një zgjedhje tjetër.

RelatedPosts

Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, ministria më pas ja ‘pret’ duart

Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës: Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë

Për të luajtur rolet e jeniçerëve turq në sulm për të marrë kështjellën, u caktuan ushtarë të repartit që ndodhej në Uznovë, tek ku historikisht ka qenë rregull stacionimi që nga vitet tridhjetë të shekullit të shkuar, të garnizonit qytetës.

Këta ushtarë në moshë të re duheshin në skenën kur mbrojtësit shqiptarë nga muret e kalasë do të hidhnin mbi pushtuesit sulmues zift të nxehtë. Sipas skenarit dhe këmbëngulësisht prej regjisorit të talentuar rus Sergej Jutkeviç këto veprime do të ishin reale, jo të prodhuara në studio apo laborator.

U vendos që në rolet e ushtarëve sulmues turq, mbi supet e të cilëve do të derdhej me të vërtetë lëngu i zi përvëlues i serës, nuk do të ishin nga punonjësit e administratës së Beratit, të cilëve kryesisht u qe rezervuar muzika dhe tavolina plot për plot e dasmës, as do të vinin prej ndonjë sektori tjetër civil, si për shëmbull mësues apo zanatçi, por njëqind për qind ushtarë të repartit me rekrutë.

U tha se ata janë jo vetëm më të stërvitur me vështirësi lufte, por edhe plot intuitë për t’iu shmangur rrezikut fizik nga zifti djegës.

Kush e risheh sot filmin “Skënderbeu, luftëtari i madh i Shqipërisë”, tek sheh ato pak sekonda veprimi të luftëtarëve mbrojtës që u hedhin turqve nga lart zift të nxehtë, duhet të jetë i bindur se ata janë ushtarë të thjeshtë të garnizonit të Beratit, ka të ngjarë shumica edhe nga fshatrat apo qytete fqinj. Në repart qenë të vetëdijshëm se loja filmike me ziftin përvëlues ishte me rrezik të sigurtë, prandaj ata në një farë mënyre qenë të vetëdijshëm se mund të sakrifikonin fizikisht.

Kanë shkuar me të vërtetë në luftë dhe jo në një xhirim filmi.

Gjithsesi për jetën e të caktuarve të qenë ushtarë turq të goditur nga lënda e zjarrtë u morën masa.

Ata u veshën drejtpërsëdrejti në trup me një këmishë të plotë e të trashë gomine antidjegie, pastaj mbi të vunë rrobat e trupit, në këtë rast uniformën e ushtarit osman.

Kineasti Skënder Jaçe, i cili jo më shumë se dy-tre muaj më parë do të na tregonte të fshehtën e mëpasshme, vetë lindur dhe formuar me përvojë filmike në qytetin e Kuçovës afër Beratit, ngul këmbë se në skenën e caktuar të “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë”, e dallon me sy se si, ndryshe nga masa e madhe e ushtarëve turq, pra në fakt ushtarëve shqiptarë, dy prej tyre, kur u ra mbi shpinë sera e nxehtë, shprehin një dhimbje shumë të madhe, dukshëm të vërtetë.

Kuptohet qartë që djegia u ka ndodhur realisht.filmi-1.png

Pas vitit nëntëdhjetë, kur tashmë qe e lehtë të prishje çdo lloj sekreti të së shkuarës, një mik i Skënder Jaçes, oficeri me emrin e thirrur miqësisht Guçe, në momentet që të dy po shihnin filmin për Skënderbeun, i thotë se dy ushtarë nga reparti i tij, figurantë, qenë djegur vërtetë, madje në një shkallë të rëndë.

Këtë po ja thoshte për herë të parë vetëm Skënderit.

Zifti përvëlues, shpjegoi oficeri i garnizonit të Beratzit, dreqi e di si kish mundur, u pati hyrë në qafë nga lart, zbritur pastaj nga poshtëkoka e mbrojtur, duke rrëshqitur si gjarpër vrastar dhe depërtuar deri edhe poshtë gominës. Hyrja në atë hapësirë milimetrike, ku goditi sera e nxehtë, praktikisht një gjë e tillë nuk mund të ndodhte edhe sikur me shenjë të merrej.

Pas xhirimit të dy ushtarët e djegur në qafë, në pjesën e sipërme të shtyllë kurrizore, u shtruan menjëherë në spital dhe u bë gjithçka për tua neutralizuar plagën e shpëtuar jetën.

Për fat të keq dëmi qe i pariparueshëm. Trupat e pajetë, të mbyllur në arkivole, iu dorëzuan familjeve me shpjegimin se ata ishin vrarë gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Po të thoshin të vërtetën e asaj ngjarjeje tragjike gjithçka akuzuese, mendonin krerët e Shqipërisë së atyre çasteve, do të binte, të paktën në opinionin e brendshëm por edhe në atë të huaj, mbi rusët dhe Bashkimin Sovjetik. Kështu do të kompromentonte miqësinë e fortë ideologjike të Kampit Socialist, do të përbënte pikë të pëlqyer goditjeje nga rivalët e Perëndimit. Në motin 1952, filluar që në 1949, ende qe në vijim operacioni i madh i SHBA dhe aleatëve të saj për ta goditur dhe shkatërruar Kampin Socialist duke përdorur si “thembër Akili” Shqipërinë.

Vdekja e dy të rinjve, arsyetohej, do të njolloste edhe biografinë e filmit, do ta ndiqte atë nga pas në çdo sallë kinemaje ku do të shfaqej, në çdo vend të botës të ndodhte kjo. Nuk do të kursente edhe Kanën, ku fitoi çmim.

Kështu, nën këtë logjikë mendjembyllur, pse jo edhe shumë pak humane, ky sekret për shkaqe politike mund të funksiononte apo justifikohej deri në fund të vitit 1990. Më pas çdo mbyllje tjetër do të kryente të njëjtin faj.

Në fund të fundit, duke e bërë sot publike këtë ngjarje të trishtë do të nxiten bashkëkombës këmbëngulës e të stërvitur për hetime, të cilët mund t’i shkojnë deri në fund verifikimit të saj. Po ashtu edhe zbulimit me emër dhe mbiemër të dy ushtarëve martirë.

Ata ranë për filmin e madh e të famshëm kushtuar Skënderbeut dhe kjo mjafton për t’u konsideruar se e dhanë jetën për Shqipërinë.

Ylli Polovina /kurbini.info

https://www.youtube.com/watch?v=x7LYlfM6Mq0
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result