ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjigandi francez i veshjeve sportive fiton shumë duke shitur jelekë shpëtimi për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të kalojnë Kanalin 2 hours ago
‘VRASJE’ ME THIKË/ Një djalë 18-vjeçar akuzohet për vrasjen e një nxënëseje “të bukur” 17-vjeçare dhe për vrasjen e nënës së saj në një sulm të tmerrshëm në shtëpinë e familjes. 2 hours ago
Azilkërkuesit që refuzojnë punën ose shkelin ligjin do të humbasin përfitimet në një masakër të re të madhe kufitare. 3 hours ago
Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit 4 hours ago
Kosova dyfishon epërsinë 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Si vdes demokracia? Shembulli i Rumanisë na tregon këtë në mënyrën më të frikshme…

albnews by albnews
6 May, 2025
in Opinion
0
Si vdes demokracia? Shembulli i Rumanisë na tregon këtë në mënyrën më të frikshme…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Enver Robelli

Klasa politike e përbërë nga partitë e etabluara dhe të njohura me etiketa asgjëthënëse si “socialdemokrate” dhe “konservatore”, keqpërdor pushtetin, zhytet në korrupsion, politizon drejtësinë, instrumentalizon shërbimet sekrete dhe i toleron ato të sillen si shtet brenda shtetit në betejën për kontroll të pushtetit, fondeve, resurseve.

RelatedPosts

“Drama e një shoqërie: Të rinjtë ia kanë lënë vendimarrjen në dorë gjyshërve!”

Ekzaltimi mediatik dhe fitorja e komunistit Mamdani

Predispozicioni, favorizimet paraprake dhe njëanshmëria e qeverisë lokale

Një ditë populli e humb krejt besimin në partitë e etabluara dhe i beson një popullisti të djathtë me simpati për teori konspiracioni, i cili kërkon që Perëndimi t’ia ndalë ndihmat Ukrainës dhe e lavdëron Vlladimir Putinin. Fshatarët rumunë thonë: as që e kemi ditur se për kë po votojmë, me rëndësi: një votë kundër partive që e kanë vjedhur Rumaninë. Kjo ndodhi në nëntor të vitit të kaluar. Skena politike rumune u trondit. Brukseli u alarmua.

Pastaj drejtësia rumune i anuloi zgjedhjet presidenciale – mes tjerash për shkak të, siç u tha, rolit të Rusisë në fushatën elektorale. Përsëritja e zgjedhjeve u caktua për datën 4 maj. Popullistit Călin Georgescu, i cili doli i parë në zgjedhjet e nëntorit, iu ndalua kandidimi. Në vend të tij hyri në garë George Simion. Edhe ky popullist. Edhe ky doli i pari në raundin e parë, më 4 maj. Votuesit sërish nuk i besuan partive të etaluara dhe kandidatëve të tyre. I besuan popullistit George Simion.

Një politolog rumun i tha këto ditë një gazete zvicerane: “Jemi shoqëri orale, shoqëri joletrare. Numri i lexuesve të gazetave është i ngjashëm me vitin 1915, një vazhdimësi e habitshme”. Njëkohësisht Rumania është vendi me depërtimin më të thellë të TikTokut në Europë. Kjo është fatale: nëse në vitin 2025 në një vend lexojnë informata cilësore po aq njerëz sa më 1915, atëherë fati i një shoqërie bie pre e algoritmeve të TikTokut dhe “mjeshtërve” të paskrupullt për gjenerim klikimesh.

Më 18 maj mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Gara është e hapur, popullisti George Simion është favorit. Kundërshtar i tij do të jetë Nicusor Dan, kryetar jopartiak i Bukureshtit.

Shembulli i Rumanisë duhet të alarmojë edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Nëse një klasë politike plaçkit në vazhdimësi vendin dhe nëse zgjedhësit nuk shohin dallim mes partive, nëse kompeticioni i vetëm është kompeticioni i korrupsionit, atëherë një ditë zgjedhësit bëhen (i)racionalë dhe përkrahin eksperimente politike, për shembull duke ia besuar fatin e vendit politikanëve që nuk kanë haber për politikë, por talent kriminal për të manipuluar dhe premtuar zgjidhje të shpejta. Kush merret me politikë, me Res publica, pra me punët publike, duhet të ketë parasysh sidomos një gjë: kredibilitetin. Humbet lehtë, fitohet vështirë. Veçanërisht kur elita korruptohet dhe në konkurrencë hyn antielita e recetave të thjeshta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjigandi francez i veshjeve sportive fiton shumë duke shitur jelekë shpëtimi për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të kalojnë Kanalin

Gjigandi francez i veshjeve sportive fiton shumë duke shitur jelekë shpëtimi për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të kalojnë Kanalin

16 November, 2025
‘VRASJE’ ME THIKË/ Një djalë 18-vjeçar akuzohet për vrasjen e një nxënëseje “të bukur” 17-vjeçare dhe për vrasjen e nënës së saj në një sulm të tmerrshëm në shtëpinë e familjes.

‘VRASJE’ ME THIKË/ Një djalë 18-vjeçar akuzohet për vrasjen e një nxënëseje “të bukur” 17-vjeçare dhe për vrasjen e nënës së saj në një sulm të tmerrshëm në shtëpinë e familjes.

16 November, 2025
Azilkërkuesit që refuzojnë punën ose shkelin ligjin do të humbasin përfitimet në një masakër të re të madhe kufitare.

Azilkërkuesit që refuzojnë punën ose shkelin ligjin do të humbasin përfitimet në një masakër të re të madhe kufitare.

16 November, 2025
Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result