Silvinjo, për fitoren me Poloninë: E merituam

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri kuqezi, Silvinjo ka komentuar fitoren 2-0 përballë polakëve

Një stadium i mbushur, një fitore që afron akoma më shumë me “Gjermani 2024” dhe… trajneri Silvinjo që nuk ka se si ti fshehë emocionet. Një mbrëmje e paharrueshme për brazilianin, i cili menjëherë ka falenderuar tifozët për gjithçka që dhuruan, për mbështetjen e tyre të pakursyer.

“Para se të flas për ndeshjen, dua të falenderoj të gjithë tifozët që ishin të pranishëm. Krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, na ndihmuan shumë. Kjo ishte një fitore e të gjithë popullit shqiptar. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje, ata janë të fortë, kanë histori dhe lojtarë të fortë. Mendoj se e kemi merituar fitoren”.

“U vendosëm mirë në fushë, por po na mungonte pasimi i fundit. Por pas atij goli të anulluar, ne bëmë një ndeshje të mirë, me shpirt dhe zemër, atë që kemi thënë që ditën e pare, që nuk duhet të mungojë kurrë”.

“Mendoj se menaxhimi i skuadrës është shumë i rëndësishëm. Kushdo që futet në lojë, bën mirë. Kush del, duhet të dalë i lumtur. Po bëjmë një menaxhim që rrit nivelin e lojtarëve, jemi një”.

“Akoma nuk ka mbaruar, jemi në një grup që është i vështirë, e kemi thënë që në fillim. Kemi dhe tri finale, duhet të shikojmë përpara”.  

Share This Article