Simovski: Nga regjistrimi do të dihet se sa qytetarë janë larguar nga vendi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Entit për Statistikë, Apostoll Simovski për “TV21” thotë se përmes regjistrimit indirekt do të bëhet e ditur se sa qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë shkuar jashtë vendit, por jo edhe kohën kur kanë imigruar.

“Do të mund të përcaktohet në mënyrë indirekte përmes regjistrave se sa janë larguar nga vendi dhe sa nuk janë këtu. Ne mund t’i dimë këto të dhëna sepse kemi të dhëna të caktuara në bazat e të dhënave, por nuk do të dimë se kur janë larguar dhe ku”, tha Simovski.

Simovski pret që rezultatet e regjistrimit të shpallen më 31 mars sipas afatit dhe pohon se gjithçka po shkon sipas planit.

Share This Article