Sistemi i paralajmërimit të përmbytjeve në Gjermani s’ishte optimal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave në Gjermani pranoi se ka pasur probleme me sistemet paralajmëruese të përmbytjeve.

Gjermania, javën e kaluar, u përfshi nga përmbytje masive, që shkaktuan numër të madh viktimash dhe shkatërrime të mëdha.

“Tragjedia nuk mund të përshkruhet siç duhet me fjalë”, tha kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile, Armin Schuster.

Kur bëhet fjalë për sistemin e paralajmërimit, Schuster tha se ai “nuk ka funksionuar në mënyrë optimale”.

“Zyra ime ka shumë njohuri dhe pak juridiksion. Ne e shtypim butonin paralajmërues vetëm në rast lufte,” tha Schust, duke iu referuar faktit se Qeveria federale është përgjegjëse për mbrojtjen civile vetëm në rast të ndonjë konflikti kombëtar.

“Përndryshe, ne e vendosim sistemin tonë në dispozicion të landeve dhe komunave dhe ato e përdorin atë”, shtoi Schust.

Çështja tani është se si të përmirësohet sistemi i paralajmërimit, “për shembull me më shumë sirena dhe me tekst-mesazhe në celularë”, shtoi ai.

Mbi 170 njerëz humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani.

Landet më të prekura ishin: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një paketë emergjente të ndihmës, me vlerë qindra miliona euro./Rel/

Share This Article