Sistemi i “Testimit dhe Gjurmimit” në Britani. Ka kushtuar 32 mld dollarë dhe disa deputetë thonë se nuk ka funksionuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sistemi i testimit dhe gjurmimit prej 32 mld dollarë i Anglisë, nuk ka dhënë ndonjë ndikim të madh tek progresi me pandeminë, sipas Komisionit të Llogaridhënies Publike në Parlamentin britanik, që kritikoi kostot e jashtëzakonshme të programit.  Sasia gjigante e shpenzuar tek sistemi i testimit dhe gjurmimit dhe efektshmëria jo e madhe, kanë tërhequr kritika të mëdha dhe opozita ka bërë thirrje që sistemi të drejtohet nga shërbimi shtetëror i shëndetit.  Komisioni bëri të ditur se “Test and Trace” ka kushtuar 32 miliardë dollarë deri më tani, por nuk ka arritur asnjë objektiv kryesor në shmangien e ciklit të karantinave kombëtare.  “Pavarësisht burimeve të jashtëzakonshme që janë hedhur, ky projekt nuk ofron ndonjë diferencë të matshme të progresit tek pandemia”- tha kryetarja e komisionit, deputete e partisë laburiste, Meg Hillier. “Premtimi nën të cilin ky shpenzim gjigant justifikohej, që është shmangia e karantinës, është thyer 2 herë”- shtoi ajo.   Ministri Grant Shapps tha se sistemi është krijuar nga asgjëja dhe ka luajtur rol kritik në ndalimin e varianteve të reja të sëmundjes.  “Çfarëdo eksperience që kemi patur si komb mbi koronavirusin, do të ishte shumë më keq nëse nuk do kishim sistemin e testimit dhe gjurmimit, që ka kontaktuar shumë njerëz dhe ka parandaluar përhapjen e infeksionit”- tha ai.  Raporti i komisionit të llogaridhënies publike tregoi se sistemi varet shumë tek kontraktorët e shtrenjtë, ndërkohë që vetëm konsulentët që punojnë për të kushtojnë 1,000 paundë në ditë.

Klevis Llaha / SCAN

Share This Article