Situata me Covid, Shekerinska: Presim vendimin e presidentit për aktivizimin e ushtrisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E pyetur se kur do të nis aktivizimi i ushtrisë në sigurimin e disa prej institucioneve shëndetësore pas shpalljes së gjendjes së krizës, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se Qeveria ka dorëzuar kërkesë deri tek Presidenca dhe se pritet që presidenti Stevo Pendarovski të marr vendim për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës.

“Dje në mbrëmje ne e kemi miratuar kërkesën tonë si Qeveri, është dërguar deri tek presidenti. Në orët e mëngjesin të sotëm ka pasur takim dhe marrëveshje mes Shtabit Operativ të MPB-së dhe Armatës. Unë pres që gjatë ditës komandanti suprem, do të thotë presidenti të jep dritë jeshile…sepse në këtë temë kemi biseduar edhe në Këshillin e Sigurimit, dhe besoj që prej nesër ky sistem do të mund të funksionojë plotësisht”, deklaroi ministrja Shekerinska duke shtuar se aktivizimi i ushtrisë do të bëhet vetëm me kërkesë të institucioneve shëndetësore.

Share This Article