ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë 8 minutes ago
Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida 10 minutes ago
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes 12 minutes ago
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis 14 minutes ago
Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri 16 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Situata në Kosovë, Rama propozon draft për Asociacionin

albnews by albnews
8 June, 2023
in Albania, Kosova
0
Situata në Kosovë, Rama propozon draft për Asociacionin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp mbi situatën në Veriun e Kosovës, deklaroi se ajo “po merr fatkeqësisht përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës” dhe shtoi se ka propozuar një draft për Asociacionin te Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë.

“Situata në veriun e Kosovës po merr fatkeqësisht përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës. Deklaratat e aleatëve tanë strategjikë janë gjithnjë e më shumë alarmante dhe është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoriteteve të Kosovës për zbutjen e një situate ku dukshëm e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë dhe si kurrë më parë po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët e kombit shqiptar”, tha Rama.

RelatedPosts

Lezhë, gjendet pa jetë një 65-vjeçar, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Zgjedhjet në Tiranë, Lëvizja BASHKË propozon kryetarin, Arlind Qori, si kandidat për kreun e Bashkisë

Ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë luftës së Kosovës, Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish- krerët e UÇK-së

“Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrin gjithnjë e më shumë tone ultimative, unë jam këtu për të ndarë me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja e dialogut do të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është që asnjëra nga palët nuk e do Asociacionin dhe do të bëjë çmos ta shtyjë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me lloj-lloj artificash. Besoj se krijimi i tij është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë”.

“Dje i kam përcjellë Macronit dhe Scholzit një draft të Asociacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe palën amerikane, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës, nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst, jo më se çfarë duhet të ketë teksti. Është dokument konfidencial, që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që është dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit”, tha Rama.

“Shpresoj që ky material të çojë në një nivel tjetër dialogun dhe jo që të flasin me vete dhe për vete”, shtoi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

Dita Botërore e Kafesë, llojet më të shtrenjta në botë

3 October, 2025
Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida

Zbulohet thesari 1 milion dollarësh nga një anije spanjolle e mbytur në Florida

3 October, 2025
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 October, 2025
Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

Përplasje vdekjeprurëse në Gaza, Hamasi dhe klani i fuqishëm palestinez përleshen në Khan Younis

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result