Skandali, Fuga: S’kishte lidhje me maskën, një anëtar i ekuipazhit u soll keq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Endri Fuga ka zgjedhur që të reagojë në rrjetin e tij social “Twitter”, duke pretenduar se Rama nuk ishte shoqëruar për maskën por një prej anëtarëve të ekuipazhit të kompanisë “Lufthansa” ishte sjellë keq me të.

 Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin, Endri Fuga ka reaguar menjëherë për skandalin e shoqërimit të kryeministrit Edi Rama në Gjermani një vit më parë për mosmbajtjen e maskës. Pas publikimit të lajmit në Dosja.al, Endri Fuga ka zgjedhur që të reagojë në rrjetin e tij social “Twitter”, duke pretenduar se Rama nuk ishte shoqëruar për maskën por një prej anëtarëve të ekuipazhit të kompanisë “Lufthansa” ishte sjellë keq me të.

Madje nxorri dhe një e-mail ku pretendohet se kompania ka kërkuar falje për incidentin. Megjithatë vetë nuk denjon që të japë më shumë detaje lidhur me çfarë ka ndodhur në atë fluturim. 

“Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite,”-shkruan Fuga. 

Share This Article