Skandali i shitjes së oksigjenit në Spitalin e Kavajës, reagon PD

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, ishte sot në  spitalin e Kavajës, aty ku u denoncua rasti i Mensur Shtyllës, magazinierit të spitalit që u jepte qytetarëve bombolat e oksigjenit të spitalit kundrejt përfitimit personal.

Pampuri kujtoi se Shtylla, është nipit i ish drejtorit të Kavajës, Përparim Dahiu, që sipas saj ka emëruar nipin e tij në vend të oksigjenistit të dalë në pension, në shkelje të ligjit, i cili ndalon titullarët të emërojnë të afërmit e tyre në vendin ku ata punojnë.  

Pampuri: Mensur Shtylla shiste oksigjen jashtë ambienteve të spitalit hallexhinjve, njerëzve të pamundur. Dhe ky është skandali i cili nxori në pah propagandën e shëmtuar të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut. Nxori në pah dështimin e plotë të sistemit shëndetësor, nxori në pah atë të cilën shesin nga mëngjesi deri në darkë, propagandën me konkurset fiktive dhe sigurisht atë të cilën mungon, mungesën e meritokracisë, në të gjitha sistemet tashmë.  

Shqipëria, një vend ku ka një numër të lartë të papunësisë, një vend ku kosto e jetesës  është rritur, një vend ku numri i personave në varfëri ekstreme është i lartë, një vend ku përballë të gjithë kësaj është paradoksi i disa ministrave të cilët darkojnë me çmime ekstreme, në restorante luktsoze në Dubai.

Shqipëria e cila meriton një kryeministër i cili punon për shqiptarët, t’u qëndrojë pranë shqiptarëve, sot ka një kryeministër të dështuar, ka një kryeministër i cili dështoi çdo sistem, përfshirë këtu edhe dështimin e tij më të madh, sistemin shëndetësor.

Prokuroria e Kavajës ka ngritur një akuzë të re ndaj magazinierit të spitalit të këtij qyteti, i cili një ditë më parë u arrestua me akuzën e abuzimit me bombolat e oksigjenit të cilat ua dërgonte privatisht në shtëpi të prekurve nga Covid kundrejt pagesës.

Policia e referoi dosjen ndaj Mensur Shtyllës për veprën penale “shpërdorim detyre”, por prokuroria i ka vlerësuar veprimet e tij si “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Grupi i hetimit ka marrë në pyetje magazinierin, Mensur Shtylla, lidhur me vjedhjen e bombolave ndërkohë gjatë verifikimeve  është konstatuar se ai duke shfrytëzuar pozicionin e tij si magazinier në spitalin e Kavajës, vidhte prej andej bombola me oksigjen dhe më pas i shiste ato tek familjarë të pacientëve që ishin të prekur me Covid-19.

Një veprimtari e tillë është kryer në një periudhë ende të papërcaktuar, ku magazinieri rezulton të ketë nxjerë nga depoja e spitalit 30 copë bombola oksigjeni.

Vetëm në oborrin e banesës së babait të Mensur Shtyllës, policia gjeti dhe sekuestroi 19 copë bombola oksigjeni./Ora News/

Share This Article