ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri 46 seconds ago
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës 4 minutes ago
Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit 5 minutes ago
Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru 7 minutes ago
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur 11 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Skandali McGonigal, REL: Seancë e tensionuar në Kuvendin shqiptar

albnews by albnews
2 February, 2023
in Albania
0
Skandali McGonigal, REL: Seancë e tensionuar në Kuvendin shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në seancën parlamentare ku ishte parashikuar të zhvillohej interpelanca e thirrur nga Partia Demokratike (PD) për lidhjet e ish-agjentit të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles McGonigal, me Shqipërinë.

Kjo seancë u zhvillua me tensione mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Grupi parlamentar i PD-së dërgoi Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente ditën e shtunë (28 janar).

RelatedPosts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

Partia opozitare

Partia opozitare i kërkoi sqarime kryeministrit Edi Rama për cështjet se “çfarë është diskutuar me ish-zyrtarin e FBI-së dhe në cfarë cilësie e ka takuar atë; sqarime edhe në lidhje me biznesmin rus Oleg Deripaska; dhe përse qeveria shqiptare i ka dhënë koncensione dhe statusin e investitorit strategjik”.

Listës së gjatë të pyetjeve të opozitës u përgatit t’iu përgjigjej ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, por një gjë e tillë nuk u pranua nga opozita. Për shkak se deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, seanca u ndërpre dy herë, por as pas pushimit, situata nuk ndryshoi.

Deputetet e PD

Deputetët demokratë përplasën tavolinat me duar si dhe bllokuan foltoren, ndërsa nuk munguan as fishkëllimat e bilbilave. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkeljd Alibeaj tha se “fshehja dhe heshtja e kryministrit Edi Rama” tregon, sipas tij, “se ai është i inkriminuar”.

“Kryeministri ka detyrim politik, institucional dhe gjyqësor t’i përgjigjet kërkesës për interpelance personalisht dhe jo ta delegojë. Ai do heshtë, heshtja e tij tregon inkriminim e tij. Ajo çka do të jetë sjellja e opozitës është të ushtrojmë detyrat tona në bazë të institucioneve politike. Të durojmë që ai të dalë dhe të flasë. Nëse ai nuk vjen, faktikisht ka ndodhur diçka. Sot ky vend nuk ka kryeministër. Ka dy seanca që nuk vjen dhe që nuk përgjigjet për një çështje”, tha Alibeaj.

Pergjigja e Rames

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj oozitës përmes rrejtit social Twitter. “Abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”, shkroi Rama.

Sipas kryeministrit, kjo cështje po përdoret nga opozita. Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, u arrestua më 21 janar. Ai akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe pjesëmarrje në pastrim të parave, derisa ka punuar me biznesmin rus Oleg Deripaska, të cilin e ka ndihmuar të hetojë një oligark rival rus.

Arrestimi i agjentit te FBI

Arrestimi dhe akuzat ndaj tij sollën reagime të shumta në Shqipëri. Sipas aktakuzës nga gushti i vitit 2017, McGonigal nuk ia ka zbuluar FBI-së marrëdhënien e tij me një ish-zyrtar të agjencisë së inteligjencës shqiptare – i përshkruar në aktakuzë si “Personi A”, prej të cilit ka marrë 225.000 dollarë.

Gjithashtuai nuk ka bërë të ditur se “ka pasur kontakte” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në lidhje me këtë çështjë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur qytetarët në protestë më 11 shkurt, ndërsa në opozita ka dorëzuar një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) dhe ka kërkuar të nisin hetimet./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

28 December, 2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

28 December, 2025
Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit

Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit

28 December, 2025
Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru

Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result