ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 1 minute ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 4 minutes ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 10 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 13 minutes ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 20 minutes ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Sllaveski emërohet guvernator i ri i Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut

albnews by albnews
29 May, 2025
in Maqedonia
0
Sllaveski emërohet guvernator i ri i Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbrëmë vonë, Trajko Slaveski u emërua guvernator i ri i Bankës Popullore. Në Kuvend, 68 deputetë votuan “pro”, dhe 16 ishin kundër. Në kuadër të debatit të përgjithshëm dhe një sërë replikash dhe kundërpërgjigjesh, deputetët shprehën pikëpamje të ndryshme, ku deputetët e shumicës qeverisëse u përqendruan në ekspertizën dhe kompetencën e tij, ndërsa ata të opozitës në përkatësinë politike të Sllaveskit dhe vizionin për pavarësinë e institucionit.

Sipas biografisë së paraqitur në propozimin e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, Trajko Sllaveski ka lindur në Ohër në vitin 1960. Ai është profesor i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ai studioi në të njëjtin universitet dhe kreu studime pasuniversitare në SHBA (Universiteti Shtetëror i Kalifornisë 1986/87 dhe Universiteti i Harvardit 1989/90). Në vitin 1997, ai kaloi gjashtë muaj në Universitetin Shtetëror të Arizonës në Tempe, Arizona, SHBA, si profesor vizitor.

RelatedPosts

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, VMRO kryeson, VLEN fiton 5 komuna

Sllaveski është bashkautor i Programit të parë Kundër Inflacionit, një dokument i rëndësishëm gjatë pavarësisë monetare të Republikës së Maqedonisë në prill të vitit 1992 në luftën kundër hiperinflacionit të atëhershëm dhe futjes së monedhës kombëtare – denarit.

Në të kaluarën, Sllaveski mbajti postet e Ministrit të Zhvillimit (1999-2000) dhe Ministrit të Financave (2006-2009) në Qeverinë Maqedonisë. Gjatë mandatit të tij si Ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ai mbajti postet e Guvernatorit në Bankën Botërore dhe Guvernatorit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result