Sllovenia bëhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit

albnews
By
1 Min Read

Sllovenia është bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit pasi arriti t’i sigurojë 153 vota nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Në reagimin e saj, ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka theksuar se sot është një ditë e madhe për Slloveninë.

“Sot është një ditë e madhe për Slloveninë, ne jemi zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë diplomatja Tanjan Fajon.

Sipas saj, ky rezultat ka ardhur për shkak të punës së palodhur të diplomacisë së shtetit slloven.

Share This Article