Sofia Vengara shndërrohet në “kumbara e kokainës” në serialin e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sofia Vergara duket e panjohur në serialin e ri “Griselda”. Aktorja kolumbiane mori rolin kryesor, atë të Griselda Blanco, e njohur edhe si “kumbara e kokainës”.

Vergara nuk i ngjan aspak yllit televiziv 51-vjeçar. Me flokë të shkurtër gështenjë, ndryshime në fytyrë dhe grim të rëndë të syve, Vergara duket një tjetër.

Seriali kriminal i Netflix është frymëzuar nga jeta e ambiciozes Blanco, e cila përshkruhet si një “nënë e përkushtuar” që “krijoi një nga kartelet më fitimprurëse në histori”.

“Miksimi i saj vdekjeprurës i egërsisë dhe sharmit të padiskutueshëm e ndihmoi atë të lundronte me shkathtësi midis biznesit dhe familjes,” thuhet në përshkrimin e serisë.

Seriali është dygjuhësh, i xhiruar në spanjisht dhe anglisht dhe vjen në Netflix më 24 janar nga krijuesit dhe producentët e “Narcos” dhe “Narcos: Mexico”.

Share This Article