Sonte debuton VAR-i në Ligën e Kampionëve

 46 total views,  1 views today

Pas shumë vjetëve të thirrjeve që të gjendet një mënyrë që vendimet e gabuara të gjyqtarëve të ndryshohen, VAR-i do të debutojë sonte në Ligën e Kampionëve, pas përdorimit në Bundesligë, Serie A, La Liga dhe në Kupën e Botës.

Megjithatë, ky sistem i ri ka bërë që të fillojnë edhe më shumë diskutime dhe të ndodhin edhe më shumë incidente kontroverse që i lënë klubet të pakënaqura me referimin e ndeshjeve.

Në fund të vitit të kaluar ishte vendosur që kjo teknologji të përdorej edhe në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga faza e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Ky vendim ishte marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Ky vendim ka bërë që për herë të parë në Ligën e Kampionëve të përdoret sonte, në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit, si dhe në ndeshjen mes Romës dhe Portos.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lini një Përgjigje