Sonte nata e 4-t e festivalit të Sanremos, ngjitet në skenë edhe Ermal Meta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sonte është nata e 4 e festivalit të Sanremos, kur në skenë debutojnë duetet, nën ritmin e hiteve të së shkuarës.

Një prej dueteve që priten sonte, mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane, është edhe Ermal Meta me këngëtarin Manini.

Kënga titullohet “Nuk më keni bërë asgjë” dhe vjen mes 30 debutimesh të tjera nga Mango, Cocciante, Tiziano Ferro e shumë të tjerë.

Këtë vit artistët konkurrues mundën të zgjidhnin çdo këngë, italiane apo ndërkombëtare, nga çdo periudhë dhe nga çdo artist, të shoqëruar nga një ose më shumë të ftuar.

Shfaqjet e mbrëmjes së katërt janë pjesë përbërëse e konkursit dhe do të votohen nga publiku përmes televotimit dhe nga juria.

Në fund të mbrëmjes do të hartohet një renditje e re dhe do të shpallen pesë vendet e para. Më pas do të shpallet fituesi i mbrëmjes.

Share This Article