Soreca: Partitë politike të përqendrohen në programet dhe reformat për përmirësimin e jetës së qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ka mbështetur thirrjen e kryekomisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit për partitë politike, që të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe të lejohen qytetarët që të zgjedhin kë ata dëshirojnë.

Me anë të reagimi, Soreca thekson se partitë politike në vend dhe kandidatët duhet të përqendrohen në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë.

“Ne pajtohemi me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike të Shqipërisë. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ-së”, shprehet Soreca.

Kolegji Zgjedhor një ditë më parë pranoi kërkesën e Partisë Socialiste që qytetarët të votojnë me numra në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tha sot se fleta e votimit është e vlefshme edhe nëse votuesi zgjedh vetëm një kandidat, edhe pse nuk ka zgjedhur partinë politike dhe koalicionin.

Share This Article