Vetëm 18 ditë nga zgjedhjet, Kryedemokrati Lulzim Basha ka renditur sipas tij, një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha thotë se qytetarët janë penalizuar nga korrupsioni, duke shtuar se shqiptarët paguan tarifa për shërbime publike tre herë më shumë në rajon.
“18 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Në cilin vend të rajonit qytetarët janë më të penalizuar nga korrupsioni?
Përgjigja Shqipëria. Shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike tre herë më shumë se në rajon.”