Sot kremtohen Pashkët/ Qindra besimtarë ortodoks ndoqën në mesnatë meshën e ngjallje së Krishtit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ne mesnatë qindra besimtarë ortodoks kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit në kishën e Shën Gjergjit.

Hirësia e tij Nikolla, ka mbajtur meshën që i dedikohet ringjalljes së Krishtit. Qindra besimtarë janë afruar dhe kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën dhe që sipas traditës çdo besimtar e merr atë në çdo familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.

Një dhuratë tradicionale e Pashkës janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit të Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guacka e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.

Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

Pas procesionit te ndjekur ne mesnate ne kishën e Shen Gjergjit ne qytetin e Fierit besimtaret ortodoks janë lutur për më shumë paqe dhe mirësi brenda shpirtrave të tyre. Urimi gëzuar pashkët Krishti u ngjall bashkon te gjithë besimtaret ne ketë qytet ndërsa ky urim shkon edhe për të gjitha besimet e tjera.

Share This Article