Belinda Balluku: Kriza e çmimeve më ka prekur edhe mua! Dal dhe blej vetë

albnews
By
1 Min Read

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku është shprehur sot në një intervistë se i bën vetë pazaret.

Gjithashtu, ajo ka thënë se po ndjen edhe rritjen e çmimeve si çdo qytetar tjetër.

Gazetarja Nisida Tufa e pyeti nëse i ndjente edhe ministrja personalisht rritjet e çmimeve. 

 “Jam qytetare si gjithë të tjerët. I bëj vetë pazaret ndaj ka rritje çmimesh që ka ardhur edhe para se të vinte lufta, me rikthimin e pandemisë.

Pas një 2-vjeçari me lindja të fjetura prodhimi u kërkuar të plotësonin mungesën. Rritjen e ndjen çdo qytetar dhe si ata edhe unë.” – u përgjigj Belinda Balluku në emisionin “Kjo Javë” pasditen e djeshme.

Share This Article