Sot miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot miqësoren me Arabinë Saudite, në Abu Dabi. Një ndeshje e çuditshme, pasi nuk do të transmetohet në asnjë televizion dhe në fund e vetmja gjë që tifozët do të dinë, është rezultati.

Me grupin u bashkuan edhe 5 lojtarët të cilët kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre këtë të diel, më konkretisht Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani. Dueli luhet sot, në orën 16:30, me orën shqiptare.

Sa i përket formacionit që trajneri Edy Reja do të hedhë në fushë, në portë do të jetë Kastrati. Mbrojtja është produkt vendi me Jankun, Bitrin dhe Turkajn që mund të formojnë treshen e prapavijës. Mesfusha do të jetë e formuar nga Deliu, Toli dhe Kallaku, që nga krahët do të kenë Gurishtën dhe Mitajn.

Në sulm, kapiteni Cikalleshi e ka vendin e sigurt, por Reja duhet të gjejë partnerin e tij, me Xhixhën dhe Skukën që janë të etur për të shënuar golin e parë me fanellën kuqezi.

Share This Article