Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka deklaruar dje se Kosova do të përballet me pasoja afatgjata nëse Kurti nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për ta depërshkallëzuar situatën në veri, raporton Gazeta10.
Ai tha nuk do të pritet më shumë se deri të mërkurën (sot) dhe në rast se ajo është negative, do të konstatohet se Kurti nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në e BE-në.
Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, Escobar ka takuar edhe gazetarët e medieve në Kosovë, para të cilëve foli për nevojën e domosdoshme të deeskalimit të situates në veri.
Escobar para gazetarëve tha se marrëdhënia e ShBA-ve me Kosovën nuk është marrëdhënie jonë me kryeministrin, raporton Gazeta10.
Ai iu drejtua Kurtit dhe Vuçiqit duke thënë se ata që pengojnë marrëveshjen e pengojnë rrugën evropiane.
“Kurti dhe Vuciq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, tha utje Escobar.
Escobat tutje tha se marrëdhenia me kryeministrin Kurti është sfiduese. “Liderët që nuk përmbushin marrëveshjet do të ballafaqohen me konsuekuenca”, tha Escobar.
Emisari amerikan deklaroi po ashtu se ata që nuk zbatojnë marrëveshjet e arritura, ia kthejnë shpinën Evropës.
“Kosova dhe Serbia po pengojnë zbatimin e marrëveshjes. Kosova menjëherë të nisë themelimin e Asociacionit, Serbia të mos lobojë kundër Kosovës. Mbështesim thirrjet e BE-se për deskalim. Thërrasim Listen Serbe të merr pjesë në zgjedhje, pa parakushte”, tha tutje Escobar.
Ai po ashtu tha se Asociacioni duhet të bëhet edhe për ta shkëputur veriun nga Serbia. “Ne e dimë se si duhet të duket dhe si duhet të mos duket Asociacioni”, tha Escobar.
Ai tutje tha se nuk është koha për vizita jashtë vendit, koha është për të zbatuar marrëveshjet, këtu siç duket Escobar iu referua vizitave që ditëve të fundit kishin jashrë vendit presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Situatën e krijuar në veri Escobar e ka quajtur si dështim i të dy palëve.
Emisari Escobar gjatë vizitës në Kosovë ka takuar Kryeministrin, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, partitë kryesore opozitare si dhe Listën Serbe. Pas Kosovën ai shkoi dje në Beograd kur u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.