Sot seanca maratonë për pr/buxhetin 2025, PD paralajmëron protestë para votimit të martën 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, sot Kuvendi mblidhet për të diskutuar lidhur me projektbuxhetin 2025 në një seancë plenare maratonë që nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë deri të martën vonë kur të bëhet votimi.

Projektbuxheti me 8 miliardë euro në total, është më i madhi në historinë e vendit dhe sipas mazhorancës planifikohet për të financuar vijimin e reformave dhe përfundimin e kantiereve të hapura aktualisht.

Në projektbuxhet nuk parashikohet ndonjë rritje pagash apo fond të caktuar për rritjen e pensioneve gjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht se qeveria ka bërë me dije vazhdimisht se po punohet për krijimin e një skeme të mirëfilltë pensionesh. Problematikë mbetet edhe mungesa e shtimit të financimit për mbrojtjen sociale apo ndihmën e shtresave në nevojë.

Gjatë raportimeve të bëra në komisionet parlamentare, zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila është njëkohësisht ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, deklaroi se ky buxhet do të përdoret për financimin e projekteve infrastrukturore siç është autostrada “Durrës-Tiranë”, rruga Ndroq-Plepa dhe Elbasan-Qafë Thanë.

Ndërkohë, opozita u rikthye në Kuvend dhe në komisionet hetimore vetëm për të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin, ka paralajmëruar të mbajë një protestë ditën e nesërme jashtë Kuvendit në momentin kur të bëhet votimi i buxhetit.

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetesve të PD të mblidhen kundër atij që e konsideroi si “buxheti i vjedhjeve”. Megjithatë, pas diskutimeve në parim, votat e mazhorancës janë të mjaftueshme për të miratuar buxhetin e vitit 2025, një ndër më të rëndësishmit në historinë e vendit për shkak të shumës së alokuar për t’u përdorur. 

Share This Article