Në Britani të Madhe sot do të bëhet varrimi i Princit Philip.
Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II ka vdekur më 9 prill, në moshën 99-vjeçare. Ai kishte pasur disa probleme shëndetësore muajve të fundit, duke qëndruar për disa javë rresht në spital.
Varrimi i Dukës së Edinbugut do të bëhet me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.
Princi dhe Mbretëresha ishin të martuar për dekada me radhë, duke u bërë kështu martesa më e gjatë në historinë e familjes mbretërore.
Çifti kanë katër fëmijë, tetë nipa e mbesa dhe 10 stërnipa e stërmbesa.