Spahia akuzon ministrin Çuçi se po shpenzon paratë e popullit për relaks, derisa bizneset po falimentojnë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar disa fotografi, duke thënë se qeveria shpenzon paratë e shqiptarëve për luks qeveritar.

Spahia akuzon drejtpërdrejtë ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçin, dhe thotë se ka bërë një projekt për të rregulluar tarracën e ministrisë së tij me ambiente luksoze.

Teksa ka publikuar disa foto, sipas të cilëve është projekti i hartuar, Spahia shkruan për Çuçin se: “Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij!”.

Reagimi i plotë:

Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?

Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!

Share This Article