SPAK kërkoi rinisjen e hetimeve për “Gërdecin”, Mediu: Këtu nuk ka më shtet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për herë të parë pasi SPAK kërkoi rinisjen e hetimeve ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Aleati i Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit, u shpreh në emisionin “Breaking” se gjithçka është politike dhe se sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje.

“Vendimin e Gjykatës së Lartë apo Prokurorisë nuk i kam marrë unë, por institucionet. Afatet kohore nuk i përcaktoj unë, por ligji”, tha Mediu.

Rihapja e hetimeve nga SPAK?

Në këtë vend nuk ka institucione dhe as shtet. Çdo gjë drejtohet nga një njeri. Është gjithçka politike. Kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje,  por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Jam njohur për vendimin e SPAK nga mediat

Do ndërmerrni hapa?

Nuk do rri të shikoj se çfarë do bëjë SPAK.

Iu kushtëzon kjo mandatin?

Nuk besoj se ka të bëjë me mandatin tim, ma kanë dhënë qytetarët. Politika shqiptarë ka arritur tek ai lloj bataku ku nuk ka më as institucione, as kushtetutë, as pushtet të pavarur.

Share This Article