SPAK kërkon kthimin në qeli të mjekut Edvin Prifti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon nga Gjykata rikthimin në qeli të mjekut Edvin Priftit, i cili u lirua më 2 mars. SPAK i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm, që liroi nga qelia Priftin. Sipas prokurorëve të SPAK ata kanë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Prokurorët thonë gjithashtu se dëshmia e Migena Skënderit konfirmon rezultatet e hetimit të ngarkim të mjekut Priftit dhe për këto arsye kërkojnë shfuqizimin e vendimit për lënien e lirë të tij.

Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga qelitë e paraburgimit kardiokirurgun e QSUT-së, Edvin Prifti, i cili  ishte lënë në burg prej gati tri javësh pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Ai u prangos për llogari të njëjtit hetim që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.

Share This Article