SPAK-u, Ambasadori gjerman: Në krah të Shqipërisë në këtë rrugë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe Gjermania e ka përshëndetur betimin e 8 prokurorëve të SPAK tek presidenti Ilir Meta.

“Përshëndes betimin e tetë prokurorëve të strukturës speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK). Nisja e veprimtarisë së SPAK-ut shënon një hap tjetër të rëndësishëm të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shqiptar të drejtësisë”, thotë ai.

Mesazhi i plotë:

Përshëndes betimin e tetë prokurorëve të strukturës speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK). Nisja e veprimtarisë së SPAK-ut shënon një hap tjetër të rëndësishëm të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shqiptar të drejtësisë. U uroj prokurorëve të SPAK-ut shumë forcë dhe energji për këtë detyrë të rëndësishme. Lufta e konsoliduar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër çelësat për progresin e mëtejshëm në procesin e integrimit në BE. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë si një partner i ngushtë i saj.

Share This Article