Në ndeshjen më dramatike në Euro 2020, Spanja ka mposhtur Kroacinë për të zënë vend në çerekfinale. Të hënën pasdite në Kopenhagë, Spanja fitoi me shifrat 5:3 ndaj nënkampiones së botës, Kroacisë.
Ndeshja është vendosur vetëm pas vazhdimeve. Alvaro Morata shënoi në minutën e 100-të për 4:3, ndërsa menjëherë në minutën e 103-të, Mikel Oyarzabal shënoi për 5:3. Vazhdimi i dytë ishte thuajse formal. Dani Olmo asistoi për Moratan dhe Oyarzabalin. Vazhdimet u siguruan pasi Mario Pashaliq shënoi për 3:3 në minutën e 92-të. Në të vërtetë ndeshja nisi me autogol të pazakontë të Pedrit në minutën e 20-të. Ai ktheu topin te portieri spanjoll, por që nuk mundi ta ndalte.
Spanja kaloi këtë shok fillestar duke barazuar në 1:1 në minutën e 38-të. Pablo Sarabia ishte golashënues. Cesar Azpilicueta shënoi për 2:1 në minutën e 57-të, ndërsa Ferran Torres shënoi për 3:1 në minutën e 77-të. Por kroatët nuk u ndalën.
Mislav Orshiq shënoi për 3:2 në minutën e 85-të, kurse i njëjti lojtar asistoi për Pashaliqin që barazoi shifrat në 3:3. Por në vazhdime spanjollët ishin më të freskët dhe arritën te fitorja e madhe.

