Spanjë, 101-vjeçarja mposht koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gruaja 101-vjeçare, Encarnacion Buisan, ka arritur të mposhtë koronavirusin në spitalin e Huescas, në Spanjë, pasi u regjistrua si pacientja e parë në qytet.

Ajo u nxor nga spitali dy javë pasi u shtrua, dhe mjekët e përcollën me duartrokitje.

Vajza e saj tha në një intervistë për mediat se dëshironte që rasti i nënës së saj të ishte një shembull shprese për të gjithë.

Spanja është vendi i dytë në botë me më shumë vdekje nga koronavirusi, me 11.744 të vdekur.

Për sa i përket numrit të personave të infektuar, Spanja po ashtu renditet e dyta, me 124.736 raste.

Share This Article