Spanjë, arrin në 21282 numri i viktimave nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja regjistroi sot 430 të vdekur në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri, një rritje e lehtë në raport me 399 viktima të regjistruara një ditë më parë, duke e çuar numrin total në më shumë se 21 000, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Bilanci ditor nga COVID-19 ka tendencë të rritet për shkak të vonesës së njoftimit nga rajonet për numrin e të vdekurve gjatë fundjavës.

Në total, 21 282 persona kanë humbur jetës si pasojë e koronavirusit të ri në vend, një prek më të prekurve në botë nga pandemia dhe ku numri i rasteve të konfirmuara ka tejkaluar tashmë shifrën 204 000.

Numri i personave të shëruar në Spanjë ka arritur në 82 518.

Share This Article