Specialja fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës Ferat Shala ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Shala përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ftesës së Speciales do t’i përgjigjet më datë 5 shkurt 2020.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Me këtë rast, dua të falënderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falënderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkruan Shala.

Share This Article