Sportisti ukrainas kërkon paqe për vendlindjen e tij në Olimpiadë

albnews
By
1 Min Read

Një sportist i Ukrainës në garat e skeletonit pasi e përfundoi lëshimin e tretë në Lojërat Olimpike të Pekinit e zbuloi një shenjë të vogël para kamerave që kërkonte paqe në vendlindjen e tij.

Mesazhi nga Vladyslav Heraskevych ishte: “Nuk ka luftë në Ukrainë”.

Ky mesazh ishte i printuar në një cope letre me ngjyrat e flamurit të Ukrainës dhe ky veprim i sportistit ukrainas mund të konsiderohet si thyerje e rregullit 50 të Kartës Olimpike.

Ky rregull ndër të tjera thotë se nuk lejohet asnjë “propagandë politike, fetare apo racore nëpër zonat olimpike”.

Veprimi i Heraskevychit erdhi në të njëjtën ditë kur sekretari i mbrojtjes i Britanisë vizitoi Moskën për bisedime mbi zbutjen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Share This Article