Netflix ka vendosur të krijojë një reality show televiziv bazuar në serialin e tij të njohur Squid Game, ku do të marrin pjesë 456 lojtarë, njerëz të jetës reale që do të konkurrojnë për 4.56 milionë dollarë.
Kompania e prodhimit njoftoi se është në kërkim të rekrutëve për konkursin, i cili do të ketë “kastin më të madh në historinë e realitetit televiziv”.
“Teksa ata konkurrojnë përmes një serie lojërash të frymëzuara nga shfaqja origjinale, plus shtesa të reja befasuese si strategjitë, aleancat dhe karakteri i tyre do të vihen në provë teksa konkurrentët eliminohen,” tha Netflix.
Firma hapi një faqe interneti për aplikime.
“Squid Game: The Challenge” po kërkon anglishtfolës nga e gjithë bota, minimumi 21 vjeç dhe të lirë për të udhëtuarpër rreth një muaj në fillim të vitit 2023.
Duke e përshkruar reality show-n e ri si “eksperimentin social më të madh ndonjëherë”, Netflix thotë se lojtarët do të konkurrojnë “në një seri lojërash që të ndalin zemrën”.
‘Fatkeqi maksimumi do të shkojë në shtëpi duarbosh’
Squid Game është një lojë ku njerëzit, të cilët janë thellësisht të zhytur në borxhe, konkurrojnë për para me koston e jetës së tyre.
“Loja do të jetë sfiduese, por në këtë lojë më e keqja që mund të pësosh është të shkosh në shtëpi duarbosh”, premton platforma.
Seriali origjinal imagjinar u pa si një satirë thumbuese për kapitalizmin modern, me garues të tërhequr nga skajet e shoqërisë për të luajtur lojëra fëmijësh për mundësinë për të fituar shuma të mëdha parash me kërcënimin se do të vriteshin nëse humbnin.
Njoftimi i ri vjen menjëherë pasi Netflix konfirmoi se një sezon i dytë i “Squid Game” është duke u xhiruar. Në prill 2022, krijuesi i saj Hwang Dong-hyuk tha se setoni i dytë nuk do të ishte gati deri në vitin 2024.